Përmbledhje
Pjesë e ACIES janë kompani të konsoliduara si SIBEG Coca-Cola, CCBS, Tepelene dhe SIBAT Tomarchio në Itali dhe Shqipëri. Grupi ka mbi 1 000 punonjës dhe një histori që nis në vitin 1968. Përmasat dhe shumëllojshmërinë e tij i shprehëm në një identitet të qartë korporativ. Me të, pasqyruam peshën e ACIES si grup i madh dhe i lidhëm kompanitë e tij përmes një pamjeje të përbashkët.
Sfida
Kompanitë e grupit kishin histori, përmasa dhe emër në treg. ACIES kishte nevojë të dallohej edhe si emër më vete. Duhej një identitet që të përfaqësonte grupin në komunikimin korporativ dhe të përshtatej me biznese, formate e përdorime të ndryshme. Lidhja mes grupit dhe kompanive të tij duhej të kuptohej menjëherë.
Zgjidhja
Krijuam një identitet të përbashkët, me rregulla të qarta për renditjen dhe përdorimin e elementeve. Nga prezantimet dhe komunikimi digjital te materialet e shtypura e hapësirat fizike, ruajtëm të njëjtin karakter. Çdo zgjedhje synon ta forcojë ACIES si markën e një grupi të besueshëm, me standard të lartë. Identiteti i jep grupit një zë të vetin dhe i lidh kompanitë në mënyrën si komunikojnë. Ai mund të zgjerohet bashkë me grupin dhe t’i mbështesë rritjen.

Radha jote
Çfarë do të formësojmë më pas?
Na trego çfarë ke në mendje. Mund të jetë një brief i qartë ose thjesht fillimi i një ideje. Të ndihmojmë të gjejmë hapat e radhës dhe e mbajmë gjithçka të thjeshtë.