Përmbledhje
AK Invest® luajti një rol kyç në bashkëpunimin që solli MoneyGram International® në eReja®. Për herë të parë në Europë, MoneyGram u integrua në një aplikacion të një kompanie tjetër. Partneriteti u prezantua në një konferencë të konceptuar për të pasqyruar përmasat dhe rëndësinë e këtij hapi.
Sfida
Duhej të krijonim një identitet vizual të përbashkët për MoneyGram, eReja dhe AK Invest. Secila markë duhej të ruante veçoritë e saj. Së bashku, duhej të përcillnin prestigj dhe risi, me një komunikim të qartë e të njëtrajtshëm.
Zgjidhja
E ndërtuam identitetin e konferencës rreth simbolit të pafundësisë. Ai shprehte vazhdimësinë, partneritetin dhe lidhjen mes markave. Ngjyrat, animacionet dhe mënyra si vendosëm elementet grafike u ndërthurën me figurën e zërin për t’i përfshirë të pranishmit në atmosferën e konferencës. Çdo pjesë e saj pasqyronte risinë, bashkëpunimin dhe mundësitë e reja që hapen kur shërbimet financiare lidhen mes tyre.

Radha jote
Çfarë do të formësojmë më pas?
Na trego çfarë ke në mendje. Mund të jetë një brief i qartë ose thjesht fillimi i një ideje. Të ndihmojmë të gjejmë hapat e radhës dhe e mbajmë gjithçka të thjeshtë.