Anmetal®Identitet i Farkëtuar.
Përmbledhje
Në industrinë prodhuese shqiptare, Anmetal dallohet për cilësinë, me specializim në prodhimin e barrierave mbrojtëse rrugore prej çeliku. Përkushtimi ndaj sigurisë dhe standardeve të larta e shtyu kompaninë të kërkonte një identitet vizual që i pasqyronte këto vlera.
Sfida
Sfida jonë ishte ta rinovonim plotësisht identitetin vizual të Anmetal, në mënyrë që të përfaqësonte veprimtarinë e saj dhe t’u jepte klientëve besim e siguri. Dizajni duhej të ishte i drejtpërdrejtë, duke mishëruar fortësinë dhe besueshmërinë e produkteve.
Zgjidhja
Të frymëzuar nga vetë produktet e Anmetal, krijuam një simbol që paraqet një barrierë mbrojtëse rrugore në perspektivë, si shenjë force dhe mbrojtjeje. Emri i kompanisë, i vizatuar në mënyrë të njëtrajtshme dhe me ndryshime minimale në lartësinë e shkronjave, e përforcon ndjesinë e qëndrueshmërisë.
E kuqja u zgjodh me qëllim si ngjyra kryesore, për lidhjen e saj me sigurinë në vetvete, rëndësinë dhe mbrojtjen.
Me markën e rifreskuar, Anmetal përcjell më shumë siguri dhe përforcon pozicionin e saj si një emër i besuar në industrinë prodhuese.

Your turn
What are we shaping next?
Tell us what you have in mind. It can be a clear brief or just the start of an idea. We’ll help shape the next steps and keep everything simple from there.