Baboon®Qyteti Vishet me të Kuqe.
Përmbledhje
Çfarë të thotë ngjyra e kuqe kur ecën në rrugë? Ndalo dhe shiko! Kaq e thjeshtë është edhe ideja e fushatave verore të Baboon në panelet e ndriçuara të qytetit: të ndalosh e të zbulosh ofertat në aplikacion.
Sfida
E kuqja shihet kudo në rrugët e qytetit. Sfida jonë ishte ta kthenim në një shenjë që i bënte kalimtarët të ndalonin dhe të zbulonin ofertat ekskluzive në aplikacion. Donim që ngjyra t’i ftonte të njihnin dhe të përdornin Baboon Delivery.
Zgjidhja
E ndërtuam fushatën BTL rreth së kuqes, duke e kthyer këtë ngjyrë të njohur të qytetit në një ftesë për të zbuluar Baboon. Vendosëm panele të kuqe e të ndriçuara në pika të zgjedhura për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe për t’u prezantuar ofertat ekskluzive në aplikacion. Ideja ishte e thjeshtë: shih ofertën, porosit gjatë rrugës dhe gjeje ushqimin gati kur të mbërrish. Duke e lidhur të kuqen me ofertat dhe lehtësinë e porositjes, e bëmë Baboon më të dukshëm në qytet dhe pjesë të përditshmërisë së njerëzve.

Radha jote
Çfarë do të formësojmë më pas?
Na trego çfarë ke në mendje. Mund të jetë një brief i qartë ose thjesht fillimi i një ideje. Të ndihmojmë të gjejmë hapat e radhës dhe e mbajmë gjithçka të thjeshtë.