Bariu®Freskia Ka Rrënjë.
Përmbledhje
Bariu prodhon xaxiq dhe sallatë ruse të gatshme për t’u shërbyer, duke sjellë shije, freski dhe lehtësi në tryezën e përditshme. Me identitetin e markës synuam të ruanim rrënjët e saj shqiptare dhe të forconim lidhjen me njerëzit përmes traditës, shijes së vërtetë dhe besimit.
Sfida
Duhej t’i jepnim markës një pamje të re, duke ruajtur atë që njerëzit njihnin e vlerësonin tek ajo. Ambalazhet dhe identiteti i markës Bariu duhej të dukeshin modernë në raft, por të mbeteshin të lidhur me kulturën shqiptare, shijen e njohur dhe besimin e krijuar te produkti.
Zgjidhja
Në qendër të identitetit vendosëm figurën e bariut shqiptar. Ajo tregon origjinën e markës dhe përcjell kujdes e besnikëri ndaj traditës. Ambalazhet i mbajtëm të thjeshta, me një pamje që sugjeron freski. Ndërthurëm elementet tradicionale me dizajnin modern, që produktet të dalloheshin në raft dhe të ruanin karakterin e tyre.

Radha jote
Çfarë do të formësojmë më pas?
Na trego çfarë ke në mendje. Mund të jetë një brief i qartë ose thjesht fillimi i një ideje. Të ndihmojmë të gjejmë hapat e radhës dhe e mbajmë gjithçka të thjeshtë.