Ina's Farm®Me Qejf për Bulmet.

Ina's Farm — A Moo-d for Dairy | BoldCrest creative agency
Ina's Farm brand identity — A Moo-d for Dairy | BoldCrest
Ina's Farm logo design — A Moo-d for Dairy | BoldCrest
Ina's Farm visual identity — A Moo-d for Dairy | BoldCrest

Përmbledhje

Për Ina’s Farm kërkuam një mënyrë të re për të prezantuar bulmetin. U larguam nga pamjet e zakonshme të fermave organike dhe krijuam një identitet modern e krijues, që ruan lidhjen me jetën në fermë.

Sfida

Duhej t’i jepnim Ina’s Farm një identitet të ri, pa klishetë që shohim shpesh te markat e fermave organike. Kërkonim një markë të afërt me familjet, që të mbahej mend dhe t’i dallonte produktet e saj të bulmetit mes shumë të tjerave.

Zgjidhja

I dhamë Ina’s Farm një identitet plot humor, të frymëzuar nga lopët, delet dhe dhitë që japin qumështin për produktet e saj. Me emërtimet “MUUU”, “BEEE” dhe “MEEE”, tingujt e njohur të kafshëve u bënë shenjat dalluese të produkteve. Njollat dhe motivet e gëzofit të tyre i kthyem në grafika abstrakte me shumë ngjyra. Kështu, krijuam një identitet të afërt me familjet, që shmang pamjet klishe të fermës dhe e bën Ina’s Farm të dallohet e të mbahet mend në raft.

Radha jote

Çfarë do të formësojmë më pas?

Na trego çfarë ke në mendje. Mund të jetë një brief i qartë ose thjesht fillimi i një ideje. Të ndihmojmë të gjejmë hapat e radhës dhe e mbajmë gjithçka të thjeshtë.