Ina’s Farm®Bulmet që Bie në Sy.
Përmbledhje
Ina’s Farm është një markë bulmeti që sjell freskinë, natyrën dhe jetën në fermë te produktet e saj. Këtë karakter e shprehëm përmes ambalazheve me një pamje të ngrohtë, plot humor dhe të lehtë për t’u njohur.
Sfida
Produktet duhej të njiheshin si pjesë e së njëjtës markë, por secili të kishte karakterin e vet. Ambalazhet duhej të lidheshin mes tyre në raft dhe njëkohësisht ta bënin të qartë dallimin mes bulmetit të lopës, deles dhe dhisë.
Zgjidhja
Krijuam ambalazhe plot ngjyra, të frymëzuara nga kafshët e fermës, motivet e natyrës dhe tingujt e kafshëve. “MUUU”, “BEEE” dhe “MEEE” u bënë elementet kryesore të identitetit. Kështu, çdo produkt mori karakterin e vet, duke mbetur pjesë e së njëjtës familje. Rezultati është një linjë ambalazhesh e gjallë dhe e gëzueshme, ku çdo produkt dallohet lehtë dhe ruan lidhjen me natyrën.

Radha jote
Çfarë do të formësojmë më pas?
Na trego çfarë ke në mendje. Mund të jetë një brief i qartë ose thjesht fillimi i një ideje. Të ndihmojmë të gjejmë hapat e radhës dhe e mbajmë gjithçka të thjeshtë.