Italstone®Fotografuar në Gur.

Italstone editorial portrait of two models in white against pink onyx — Shot in Stone | BoldCrest
Italstone editorial title spread with concept statement and shot grid — Shot in Stone | BoldCrest
Italstone model in a white hooded gown against veined marble — Shot in Stone | BoldCrest
Italstone layout spread of sheer fabric against stone slabs — Shot in Stone | BoldCrest
Italstone model draped in sheer fabric on a marble backdrop — Shot in Stone | BoldCrest
Italstone three models in white against amber-veined marble — Shot in Stone | BoldCrest
Italstone backlit amber onyx with hand and flowing fabric — Shot in Stone | BoldCrest
Italstone model in a black cloak on a grey marble slab — Shot in Stone | BoldCrest
Italstone sculptural white gown against pink onyx surface — Shot in Stone | BoldCrest
Italstone contact sheet of the full editorial series — Shot in Stone | BoldCrest

Përmbledhje

Për Italstone®, krijuam konceptin për një seri fotografike që lidh gurin, arkitekturën dhe trupin e njeriut. U nisëm nga qëndrueshmëria e gurit dhe përmasat monumentale të artit klasik. Me teksturat, përmasat dhe lëvizjen, i dhamë markës një mënyrë më shprehëse për të prezantuar sipërfaqet e saj.

Sfida

Duhej ta tregonim materialin ndryshe nga fotografitë e zakonshme të produktit. Fotot duhej të nxirrnin në pah detajet dhe karakterin e sipërfaqeve, duke ruajtur imazhin e Italstone® si markë e segmentit të lartë. Produkti, stilimi nga bota e modës dhe përmasat arkitekturore duhej të plotësonin njëri-tjetrin.

Zgjidhja

Drejtimin artistik, stilimin, kompozimin dhe ndriçimin e kontrolluar i përdorëm për të lidhur gurin me trupin e njeriut në të njëjtin imazh. Pozat që ngjanin me skulptura, teksturat e ndërthurura dhe elementet arkitekturore e nxorën materialin në pah. Ruajtëm një stil të përmbajtur, elegant dhe bashkëkohor. Krijuam kështu një seri fotografike që i jep Italstone® më shumë mënyra për të shprehur karakterin e markës përmes gurit.

Radha jote

Çfarë do të formësojmë më pas?

Na trego çfarë ke në mendje. Mund të jetë një brief i qartë ose thjesht fillimi i një ideje. Të ndihmojmë të gjejmë hapat e radhës dhe e mbajmë gjithçka të thjeshtë.