Përmbledhje
Me Tierr, synuam të ndërtonim një markë mode ku çdo zgjedhje të ishte po aq e menduar sa vetë veshjet. Nga koncepti te realizimi, çdo vendim u frymëzua nga ritmi i qepjes dhe kërkimi i një dizajni që i qëndron kohës.
Sfida
Mjeshtërinë e punimit duhej ta shprehnim në një identitet të qartë, që mbahet mend. Tierr kishte nevojë për një pamje ku të dalloheshin arti dhe detajet e modës, si edhe përpikëria e qepjes. Dizajni dhe historia e markës duhej të plotësonin njëri-tjetrin.
Zgjidhja
E krijuam identitetin e Tierr për të shprehur mjeshtërinë dhe kujdesin për detajin në modë.
Simbolin e ndërtuam duke u frymëzuar nga ritmi i qepjes, gjeometria e kopsave dhe saktësia e tegelave. Forma e tij ruan një strukturë të qartë, por edhe ndjesinë e lëvizjes. Ashtu si te veshjet, çdo fije është menduar që të lidhet natyrshëm me të tjerat dhe të krijojë ekuilibër.
Në këtë identitet shprehen mjeshtëria, kujdesi dhe karakteri i çdo veshjeje. E mbështetëm te lëvizja dhe te një stil që i qëndron kohës.

Radha jote
Çfarë do të formësojmë më pas?
Na trego çfarë ke në mendje. Mund të jetë një brief i qartë ose thjesht fillimi i një ideje. Të ndihmojmë të gjejmë hapat e radhës dhe e mbajmë gjithçka të thjeshtë.